Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen (VW), njoftoi se ka hapur për porosi paraprake modelin e ri hatchback elektrik ID.3, me çmim fillestar prej 30 mijë euro, transmeton AA.

Sipas njoftimit të bërë nga kompania, konsumatorët nga 29 vendet evropiane do të mund të bëjnë porosinë e tyre paraprake duke depozituar 1000 euro nga ueb faqja e kompanisë.

Porosia paraprake do të jetë e kufizuar në 30 mijë modele ndërsa distanca e këtij modeli se sa mund të shkojë me një bateri të mbushur thuhet të jetë mes 330 deri 550 kilometra.

Prodhimi i këtij modeli do të fillojë në fund të vitit ndërkaq konsumatorëve do t’u dorëzohen në mes të vitit të ardhshëm.

Loading...