Zoran Zaevi vitin e kaluar e ka gënjyer opinionin se Maqedonia duhet të festojë sepse ka marrë datë dhe do t’i fillojmë negociatat për anëtarësimin në BE. Zaevit nuk i qëndroi gjatë gënjeshtra për hyrje në BE në qershor të këtij vitit. Si kalon koha ashtu edhe Zaevi e pranoi se askush nuk i ka premtuar asgjë se fillimi i negociatave në qershor dhe kjo mund aspak mos të ndodh.

Mos fillimi i negociatave në qershor është i mundur për shkak moszbatimit të reformave nga ana e pushtetit, i cili ka shpenzuar dy vjet nga jeta e qytetarëve pa zbatuar asnjë hap për përmirësimin e standardit.

Reformat që nevojiten për hyrje në BE po zhvillohen me rritëm të ngadalshëm, e jo si pritej. Këtë e komentojnë ekspertët dhe profesorët nga Fakulteti Juridik në Shkup. Mungesa e reformave dhe paaftësia e pushtetit janë fakt, që e konfirmojnë edhe ekspertët.

Qytetarët nuk kanë kohë për të humbur të presin LSDM-ja të luaj qeveri. Qeveria është e paaftë dhe duhet të largohet.

Loading...