Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë penale kundër një shtetasi të Bosnjës për kryerje të veprës penale, lëndime të rënda trupore si dhe rrëmbim, pasi i njëjti e ka mbyllur gruan e tij në një banesë në Shkup dhe më pastaj e ka rrahur me orë të tëra.

“Ata kanë marrë një banesë me qera, rreth orës 23.00 më 23 maj 2019, i akuzuari e ka mbyllur të dëmtuarën, me çka e ka hedhur çelësin dhe i ka marrë celularin, për të mos mundër të kërkojë ndihmë. Më pastaj ka filluar ta godas dhe shtyjë. Përshkak të veprimeve të të dyshuarit, të cilat kanë zgjatur deri më ora 5.30 të mëngjesit, e dëmtuara ka pësuar lëndime në trup”- theksojnë nga PTHP e Shkupit.

Loading...