25-vjeçarja nuk ia liron vendin 80-vjeçarit, e gjuan për vdekje jashtë autobusit.

Një 25-vjeçare amerikane ka goditur një të moshuar (83) mëngjesin e sotme në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas të ShBA-së.

Sipas dëshmitarëve të rastit, 25-vjeçarja Cadesha Bishop është grindur me moshuarin pasi që ai ka kërkuar një vend për t’u ulur, por vajza nuk e ka pranuar këtë.

Pas dy stacioneve i moshuari tentoi të zbriste nga autobusi por fjalosja vazhdonte ende ndërkohë ai u godit nga mbrapa dhe u rrezua në kalldrëm, pasagjerët i kanë dhënë ndihmë të parë por për gjithçka ishte vonë, ndërsa e reja u arrestua nga policia.

Ngjarja ndodhi në një prej stacioneve të autobusëve në Las Vegas.

Sipas mediave amerikane 25-vjeçarja Cadesha Bishop po akuzohet për vrasje.

Loading...