Më shumë se gjysma e shitjeve globale të makinave të reja të pasagjerëve deri në vitin 2040 do ta përbëjnë makinat me rrymë, vlerëson Bloomberg New Energy Finance (BNEF).

Sipas të njëjtit burim, është e mundur që shitjet globale të makinave me motorë konvencionalë (benzinë dhe naftë) kanë arritur kulmin e tyre dhe nuk do të jenë  më të larta se tani.

Zhvillimi jashtëzakonisht i shpejtë i makinave elektrike do të bëjë të mundur që çmimi i tyre të jetë i barabartë me çmimin e veturave të pasagjerëve që mundësohen nga benzina ose motorët me naftë.

Është vlerësuar se në 20 vjetët e ardhshme shitjet globale të makinave elektrike do të rriten nga 2 milionë, të shpërndara në mbarë botën në 2018 deri në 56 milionë në vitin 2040.

Analistët parashikojnë se në të njëjtën periudhë shitjet botërore të makinave me motorë me djegie të brendshme do të bien nga 85 milionë (2018) në vetëm 42 milionë (2040).

BNEF deklaron se në mes të dekadës së ardhshme (rreth vitit 2025), makinat elektrike do të kushtojnë më lirë se automjetet me djegie të brendshme.

Sipas raportit, tashmë janë mbi një miliard përdorues të këtij lloji të transportit në botë dhe ky numër do të rritet vetëm në të ardhmen.

Loading...