Gjashtë persona e kanë humbur jetën në dy aksidente gjatë njëzet e katër orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup, ku janë regjistruar gjithsej gjashtë aksidente prej të cilave katër me dëm material.

Policia e komunikacionit i ka sanksionuar 15 drejtues të automjeteve për ngasje të shpejtë ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 15 persona para se të fitojnë të drejtën për të drejtuar automjet, si edhe 15 automjete të paregjistruara.

Për parkim jo të drejtë janë dhënë masa për 65 shoferë, ndërsa “karrotreci” i ka larguar 59 automjete.

Policia u ka shqiptuar sanksione edhe 18 drejtuesve të automjeteve të cilët kanë folur në celular, gjashtë për rreshtim jo të drejtë dhe po aq për tejkalimin jo të drejtë, katër personave për kalimin e udhëkryqit në semafor të kuq, tre personave për mosmbajtjen e rripit të sigurisë.

Loading...