Vezë

Vezët janë të parat në listë për flokë të shëndetshëm sepse ato përmbajnë shumë proteina dhe biotinë, por edhe shumë lëndë të tjera ushqyese si zinku dhe seleniumi. Folikulat e flokut janë kryesisht të përbëra nga proteina dhe kur nuk ka mjaftueshëm proteina në dietën ushqimore fillojnë dhe bien flokët.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë fantastike për dietën tuaj sepse përmbajnë kombinime të vitaminave që nxisin rritjen e flokëve. Antioksidantët ndihmojnë mbrojtjen e flokëve nga dëmtimet.

Spinaqi

Spinaqi është një burim fantastik i vlerave ushqyese si Folati, hekuri, vitamina A dhe C. Secila nga këto ka një rol në rritjen e shëndetshme të flokëve.

Peshqit e yndyrshëm

Peshqit e yndyrshëm si Salmoni, Skumbri, etj, rrisin flokët për shkak të përqendrimit të lartë të Omega 3.

Patatet e ëmbla

Patatet e ëmbla përmbajnë beta karoten, i cili në trup konvertohet si vitaminë A, e cila ndihmon në prodhimin e sebumit. Sebumi ndihmon në mbrojtjen e lagështisë së flokëve.

Avokado

Avokadoja përmban yndyrna të mira dhe vitaminë E, kjo vitamin është fantastike për neutralizimin e radikaleve të lira dhe ndikojnë në rritjen e flokëve.

Midhjet

Midhjet përmbajnë zink, i cili ndikon në rritjen e flokëve. Nëse nuk mund të hani midhje, mos u shqetësoni, zinku gjendet edhe në ushqime të tjera si mishi, perimet, vezët farat dhe frutat e thata.

Karkalecat

Karkalecat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e flokëve sepse përmbajnë proteina, vitaminë B, zink, hekur dhe vitaminë D, të cilat forcojnë rrënjën.

Fasulet

Fasulet janë një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri, biotine, zinku dhe folati, të cilat janë esenciale për rritjen e flokëve.

Loading...