Ariu i Prizrenit ka disa ditë që është temë nëpër mediat e Kosovës

Ka disa ditë që një ari që është parë edhe poshtë në territorin e Prizrenit, e për të cilin Inspektorati i Agjencisë të Pyjeve ka dhënë autorizim për vrasjen e tij,  ka nxitur reagimin e shumë të njohurëve por edhe agjencive për mbrojtjen e kafshëve.

E derisa ariu është bërë njëfarë hiti në rrjetet sociale, ku i është hapur edhe një faqe në Instagram, nga këngëtarët e fundit ka reaguar këngëtarja Tuna.

“Ku o arusha”, ka shkruar Tuna e cila është e veshur si një gjuetare dhe është gati për ta kapur ariun.

Tuna sapo është kthyer në skenë me një album, që përcillet me disa videoklipe, e ku bashkë më të ajo ka kthyer edhe Aida Barakun dhe Armend Rexhepagiqin.

 

 

Loading...