“Topi i Artë” është trofeu më i lakmuar nga të gjithë futbollistët, por vetëm pak arrijnë ta marrin atë në duart e tyre.

Dhjetëvjeçari i fundit u dominua totalisht nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, me nga 5 tituj secili, një dominim që u ndërpre nga Luka Modriç në vitin 2018.

Por, fitimi ose ngjitja në podium në garën për trofeun e “Topit të Artë” ka edhe një vlerë monetare, pasi përfshihen në klauzolat e kontratave të futbollistëve.

Revista prestigjioze franceze “France Football”, që e dorëzon këtë trofe çdo vit, ka bërë një studim në lidhje me këtë pikë, duke publikuar vlerën që ka “Topi i Artë” në kontratat e lojtarëve.

Kur Neymar mbërriti te Barcelona në vitin 2013, në kontratë u përfshi menjëherë klauzola “Topi i Artë” me vlerë 425 mijë euro.

Por, pas dy vitesh u shfaqën opsione të reja në një tjetër kontratë. Një milion paund në rast fitoreje të trofeut, 550 mijë për podiumin dhe 100 mijë për praninë në listën e kandidatëve… Bëhet fjalë për kontratën e Depay te Manchester United, me holandezin që aktualisht është pjesë e Lyonit.

Në këto kohë, ai që ka probabilitet të madh për të fituar “Topin e Artë” është Kylian Mbappe. Të paktën kjo është ajo që imagjinojnë drejtuesit e Paris Saint-Germain, të cilët pas një tratative të gjatë vendosën që të përfshijnë klauzolën e shpërblimit me 500 mijë euro neto për 20-vjeçarin.

Ai që nuk gjen ende konfirmim është shpërblimi prej 1 milion eurosh i destinuar për Lionel Messin, në çdo triumf të “France Football”. Sa i përket fituesit në fuqi të “Topit të Artë”, Luka Modriç, kroati mësohet se përfitoi 800 mijë euro, por që u përfshi në bisedimet për rinovimin e kontratës së parë. Sa i përket futbollit të femrave, për momentin shpërblimi financiar në kontratë nuk shkon më shumë se 25 mijë euro.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...