Ish-kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito në ish-republikat e dikurshme as që përmendet, ndërkohë që ndër serbët edhe më tutje publikojnë lavde për meritat e tij, shkruan “Alo”.

Brozi aq shumë i ka mahnitur serbët sa që ata edhe 30 vjet pas vdekjes së tij ende nuk janë liruar nga vepra dhe figura e Titos. Ndërkohë që ish dashur, sepse Josip Broz Tito në shumë vende posaçërisht në bisedat private, hapur ka fol se nuk i do serbët, ndërsa në harmoni me këtë shpesh ka fol edhe për planet për ata (serbët).

Dushan Bilangjiq, anëtar i polit-byrosë së Komitetit Qendror (CK), ka dëshmuar se kryetarit Broz në vitin 1974 ia kanë tërhequr vërejtjen se me ndryshimet kushtetuese rregullimi i Serbisë dhe Serbia është reduktuar në Pashallëkun e Beogradit.

I njëjti autor ka shënuar edhe fjalët e Josip Brozit në mbledhjet e Polit-byrosë së Partisë Komuniste dhjetë ditë pas marrjes së Beogradit. Aso kohe Broz ka deklaruar se: “Ne në Serbi duhet të sillemi si me një vend që e kemi okupuar”.

Deklarata tjetër pasuese e serbëve është përkujtuar nga djali i skulptorit Ivan Meshtroviq Ante. Gjatë një vizite në ShBA në fillim të viteve 60-ta të shekullit të kaluar, Tito ishte takuar me skulptorin e njohur kroat Ivan Meshtroviq që jetonte në emigracion.

“Pse ju nuk ktheheni në Jugosllavi?”, e ka pyetur Tito, skulptorin Ivan Meshtroviq?

“Frikësohem nga serbët!”, është përgjigjur skulptori.

“Mos u frikësoni prej serbëve! Unë i kam shkatërruar, ashtu që për 50 vjet nuk do dinë kush janë, ndërsa për 100 vjet nuk do të ekzistojnë i!”, është përgjigjur Jospi Broz Titi, duke pirë ku me ditë të satin uiski me rend.

Loading...