Një person është therrur me thikë sonte në një lokal në qendër të Tetovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Tetovës, Fatmir Rexhepi për Televizionin Koha ka thënë  se personi që është therur me thikë është i moshës madhore lëndimin e ka në pjesën e epërme të trupit konkretisht mbi brinjë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas tij arsyet ende nuk dihen dhe njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke grumbulluar prova që të dihet shkaku”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i stacionit policor në Tetovë.

Më gjërsisht rreth kësaj ngjarje do ju njoftojmë gjatë ditës së nesërme me informata të sakta.

Loading...