Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pasi e quajti “burrë shteti” pak ditë më parë, në një intervistë që dha mbrëmjen e së hënës në Top Channel tha se, në Samitin e Berlinit, Rama ishte brilant, ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që, sipas tij, ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Evropës.

“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë”, është shprehur Thaçi.

“Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë”, ka thënë Thaçi.

“Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi”, ka deklaruar ai.

“Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri”, ka shtuar presidenti.

Loading...