Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, të kryesuar nga kongresisti Randy Hutgren.

Thaçi e ka falënderuar delegacionin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Për ne janë shumë të rëndësishme raportet speciale me SHBA-në. Jam i lumtur që jam presidenti i shtetit me proamerikan në botë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Në emër të delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, kongresisti Randy Hutgren u shpreh i kënaqur me vizitën dhe takimet e mira që kanë pasur në Kosovë.

Presidenti Thaçi në fund e falënderoi delegacionin amerikan, i cili shoqërohej edhe nga deputetë të ndryshëm të Kuvendit të Kosovës, që i kanë bërë bashkë përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve etnike, fetare dhe politike në Kosovë.

“Bashkë me juve janë edhe përfaqësues të komuniteteve etnike, fetare dhe politike. Kjo është fytyra e vërtetë e Kosovës!”, u shpreh presidenti Thaçi.

Loading...