Kishte shumë vite që bënte punë krahu dhe mezi paguante qiranë dhe faturat e tjera, por tani 31 vjeçari anglez, Xhordan Adlas Roxhers, ka hyrë me të dashurën te një vilë që kushton rreth 56 milionë euro.

Pas një testi ADN-je, punëtori zbuloi se ishte djali i pronarit të vdekur të vilës.

Deri dje mund të përballonte vetëm qira apartamenti, por tani zotëron një pronë pasanikësh prej 6200 metrash katrorë.

Duket se djali i tij i sapo-lindur është me fat. Marrja e pronës përkoi me lindjen e fëmijës se Roxhers.

Ai i kishte kërkuar testin e ADN-së pronarit të vilës, kur ishte gjallë, por e kishin refuzuar.

Loading...