Tesla ka marrë masa të menjëhershme derisa ende po heton incidentet.

Tesla ka thënë se po përditëson softuerin e baterisë në disa prej modeleve të tij pas dy incidenteve të fundit ku makinat shpërthyen në flakë.

Prodhuesi i makinave elektrike tha se së shpejti do të fillojë të rishikojë përditësimin e softuerit për automjetet Model S dhe Model X.

Më pas raporton se një makinë e parkuar u kaplua nga flaka në Hong Kong, pas një incidenti të ngjashëm në Shangai, raporton “Bbc”.

Ndërsa Tesla ende po heton incidentet, firma po merr masa “nga një bollëk kujdesi”.

Në një deklaratë, prodhuesi i makinave tha: “Ndërsa vazhdojmë hetimin tonë për shkakun rrënjësor … ne po rishikojmë parametrat e ngarkimit dhe të menaxhimit termik për automjetet Model S dhe Model X nëpërmjet një përditësimi softuerik mbi-ajror që do të fillojë të qarkullojë sot, për të ndihmuar në mbrojtjen e baterisë dhe për të përmirësuar jetëgjatësinë e baterisë”.

Loading...
Global