Anxhela Peristeri ka shumë vite në skenë dhe është një ndër këngëtaret live më të pëlqyera nga publiku.

Nëse hedhim sytë në karrierën e hershme të këngëtares do të shohim se edhe pse koha kalon ajo mbetet e njejta sidomos përsa i përket vokalit.

Madje shepsh herë fansat ja kanë vënë dhe në dukje se sa më shumë vitet kalojnë aq më shumë ajo rinohet.

Kjo gjë nuk i pëlqen këngëtares dhe ditën e djeshme me anë të një postimi  në Istagram ajo zbuloi moshën e saj të vërtetë.

“Për të gjithë ata që më shkruajnë sa vjen e rinohesh ose që ngatërrohen me moshën time për shkak të viteve të shumta në skenë jam 33 vjeçe dhe as jam rinuar e as jam plakur, jam thjesht në lule të moshës. Ju dua shumë!” shkroi  Anxhela në ‘Instagram’.

Image

Mirëpo përsëri shumë fansa nuk e besuan dhe njëra prej tyre i ka shkruar mesazh Anxhelës duke i thënë se ajo i ka prekur të 40-tat.

“Në qoftë se je 33-vjeçe i bie të kesh lindur në 1986. Por ti ke luajtur në filmin ‘Vetmi’ të vitit 1990 me Reshat Arbanën dhe aty ke qenë thjesht një figurante. Dhe jo nuk ke qenë 4 vjeç, maksimumi 18 ose më pak. Le të themi 15. Në llogari si bie të jesh 33 vjeçe, i bie ti kesh prek 40 me kohë. Mjaft gënjeve veten dhe publikun që të dëgjon e shikon!”, i ka shkruan ajo.

Ndërkohë Anxhela e çuditur e ka publikuar këtë mesazh dhe pranë tij ka shkruar: “Kush tjetër më ka parë në film me Reshat Arbanën? Sepse unë nuk mbaj mend as veten në 1990”, përfundon këngëtarja.

Image

Loading...