Mbrëmë në emisionin ‘click plus’ ka qenë i ftuar, kryetari i komunës Gostivarit dhe njëherit sekretari gjeneral i ASH-së, Arben Taravari, ku ka folur rreth punëve që ai i bën në Komunë dhe presionin që ka nga ana e pushtetit.

Taravari ka folur edhe rreth bashkëpunimeve të mundshme me partitë shqiptare, ku ka precizuar se ASH ka krijuar afërsi me Alternativën e Afrim Gashit dhe nuk e fsheh se mund të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Siç mëson portali Tetovasot nga burime brenda Lëvizjes BESA, mësohet se jane duke shqyrtuar mirë deklaratat e eksponentëve të ASh-së dhe kjo mund të sjelle edhe në ndërprerjen e komunikimit në mes dy subjekteve opozitare. Sipas po të njëjtit burim, në gjitha takimet me ASH asnjëherë nuk është biseduar mundësia e bashkëpunimit me ndonjë subjekt shqiptar në qeveri dhe deklaratat e shpeshta sidomos të sekretarit gjeneral i ASh-së, i cili në disa paraqitje publike flirton me partinë në pushtet Alternativa, kjo mund të sjellë ndërprerje të komunikimit mes BESËS dhe ASH. Sipas zyrtarit të lartë të Besës Taravari si duket luan me standarde të dyfishta, këtej akuzon pushtetin se e bllokon në punën e tij në Komunën e Gostivarit nga ana tjetër dëshiron bashkëpunim me një parti e cila është në pushtet.
Ditë më parë, edhe Afrim Gashi paralajmëroj një koalicion të mundshëm parazgjedhor me partinë e Ziadin Selës.