Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Ata kanë diskutuar për problemet me të cilat përballet vendi si dhe janë pajtuar për mundësinë e rrëzimit të qeverisë Haradinaj.

“Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”.

Loading...