Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori britanik Duncan Norman shkoi në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi mes diplomatit britanik dhe kreut të opozitës zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, ndërkohë që protestat e pandalshme të opozitës dhe kriza politike mendohet të kenë qenë në fokus të këtij takimi.

Pak orë para protestës së opozitës, ambasada britanike së bashku me atë të SHBA, Gjermanisë dhe Italisë dhanë një deklaratë ku i drejtoheshin në emër kryetarit të Partisë Demokratike për të ndikuar në ndaljen e akteve të dhunës dhe për të ndihmuar në vënien para përgjegjësisë të atyre që shkaktuan dhunë.

Ambasadorët i kërkuan liderëve të opozitës të distancohen nga dhuna si dhe të hyjnë në dialog si e vetmja mënyrë për zgjidhje.

Pas takimit, Basha nuk bëri ndonjë koment.

Top Channel

Loading...