Humbja 4-1 nga Napoli, i ka shkaktuar telashe Interit – që për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm, i duhet patjetër fitorja ndaj Empolit në sfidën e fundit në Serie A për sezonin 2018/19.

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, ditën e sotme ka mbledhur futbollistët rreth tij dhe, përpara se të niste stërvitja, ka mbajtur një fjalim jo shumë të gjatë.

Sipas “Sky Sport”, trajneri zikaltër ka folur për ndeshjen e fundit, atë ndaj Empolit, shumë e rëndësishme për ta, pasi po luftojnë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Nuk duhet të zbrisni në fushë me frikë. Duhet ta përgatisim si një ndeshje normale, pa pasur presion. Luan vendi i katërt në renditje me të katërtin nga fundi”.

“Sky Sport” raporton se tonet kanë qenë të buta dhe jo duke bërtitur.

Interi pret Empolin me 26 maj në “Giuseppe Meazza”. Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 20:30

Loading...