Matthijs de Ligt do ta braktisë Ajaxin për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë, pavarësisht interesimit të madh që klubet angleze janë duke e shprehur për të, sipas burimeve të Sky Sports.

Për përfaqësuesin holandez, i cili thuhet se vlen 75 milionë euro, është përfolur se mund të kalojë në Liverpool apo Manchester United pas një sezoni tejet mbresëlënës me Ajaxin, të cilin e mbylli me triumf në kupën shtetërore dhe në ligë, si dhe arriti në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Sky raporton se 19-vjeçari është shumë pranë marrëveshjes me Barcelonën.

De Ligt ka luajtur përkrah Virgil van Djik në ekipin kombëtar të Holandës, por besohet se Jurgen Klopp nuk dëshiron ta transferojë ndonjë qendërmbrojtës.

Për më tepër, në Barçë, De Ligt do t’i bashkohej shokut të ngushtë, Frenkie de Jongut, i cili tashmë është lojtar i gjigantit katalonas pas marrëveshjes së arritur në janar.

Loading...