Ministri bullgar i Bujqësisë, Ushqimit dhe Pyjeve, Rumen Porozhanov sot dha dorëheqje për shkak të një skandali lidhur me blerjen e pasurive të patundshme luksoze dhe ndërtimin e moteleve me ndihmën e mjeteve nga BE-ja.

Prozhanov dha dorëheqje pasi prokuroria ngriti hetim për mashtrime të mundshme lidhur me mjetet e e BE-së për zhvillimin rural, që janë përdorur për ndërtimin e më shumë se 700 moteleve.

Mediat lokale publikuan se Porozhanov ka blerë një banesë të madhe në vitin 2004, shumë më të lirë se çmimi në treg.

Sipas raporteve të tjera, ai nuk i ka raportuar marrëveshjet sipas rregullores lidhur me pasurit e patundshme në vitin 2017.

“Ministri Porozhanov i mohoi këto akuza dhe i tha kryeministrit Bojko Borisov se nuk dëshiron që sulmet nda tij të ndikojnë në punën e qeverisë”, njoftoi pres-zyra e Qeverisë bullgare.

Loading...