Në Bosnje dhe Hercegovinë ditëve të fundit reshjet e dendura të shiut, sidomos në disa vende, ku janë përmbysur një numër i madh i shtëpive dhe fushave, derisa në Banjallukë është shpallur situatë e jashtëzakonshme.

Fshatarët janë mobilizuar me masa mbrojtëse gjatë gjithë natës, duke u munduar të kanalizojnë ujin e shumtë.

Kryetari i qytetit të Banja Lukës, Igor Radojiq ka shpallur situatë të jashtëzakonshme në disa pjesë të komunës, mirëpo mëngjesin e sotëm ai ka informuar se situata ngadalë po normalizohet dhe për tani nuk pritet ndonjë rrezik i përmbytjeve të mundshme.

Në disa pjesë të qytetit Doboj ishte bërë evakuimi i popullatës.

Përmbytje me intensitet të madh është shënuar edhe në rrethin e Maglajt, ndërsa më kritike ishte nëpër fshatrat e Maglajve, ku uji që kishte ardhur nga përmbysjet kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpi dhe objekteve ndihmëse.

 

Loading...