Guvernatori i shtetit të Montanas shpalli sot kandidaturën në garën presidenciale amerikane, duke e çuar në 22 numrin e kandidatëve në primaret demokrate që shpresojnë të sfidojnë republikanin, Donald Trump në vitin 2020, një rekord i ri.

Në moshën 53-vjeçare, Steve Bullock është që prej vitit 2013 guvernatori demokrat i Montanas, një shtet i madh rural pro Trumpit në veri të SHBA-së.

Në videon që shpallte kandidaturën e tij, ai thekson aftësinë e tij për të joshur votuesit konservatorë, duke përmendur fitoren e tij për një mandat të dytë në vitin 2016 në të njëjtin shtet ku Donald Trump kishte fituar me një diferencë të gjerë përballë demokrates, Hillary Clinton./Atsh/

Loading...