Ende mister ngjarja e ndodhur në një hotel në Passau të Bavarisë, ku tre persona, një burrë dhe dy gra janë gjetur të vdekur mbi krevat.

Mediat e huaja raportojnë se viktimat janë dy gra të moshës 30 dhe 33 vjeç dhe një burrë 53 vjeç, të cilët mbërritën të premten e kaluar në hotelin bavarez, ku kishin rezervuar një dhomë për tre persona.

Mësohet se ata nuk kishin pasur bagazhe, ndërkohë që në trupat e tyre ka pasur shenja shigjetash me hark, që përdoren në gjueti.

Stafi i shërbimit dhe mysafirët e tjerë të hotelit nuk kanë vërejtur ndonjë zhurmë nga numri i dhomës 20 natën e kaluar. Ndërkohë që është planifikuar një autopsi për të shpjeguar dinamikën e fakteve.

Për momentin policia ka thënë se po heton një vrasje të mundshme të dyfishtë – vetëvrasje, por asnjë opsion nuk përjashtohet.

Loading...