V.M. (25) nga Shkupi u dërgua në Qendrën e Emergjente me plagë nga një objekt i mprehtë, pasi  dje është vetëplagosur pas një zënke me bashkëshortin

Siç kumtoi MPB, V.M. është plagosur në abdomen. Sipas deklaratës së saj, zënka me bashkëshortin e saj ndodhi në shtëpinë e tyre, pas së cilës ajo është vetëplagosur me thikë.

Me automjetin ndihmës emergjente gruaja është transferuar në Qendrën e Emergjente, ku u konstatuan lëndime të rënda trupore dhe ajo u mbajt për trajtim të mëtejshëm. Është duke u punuar në zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...