Katër persona janë vrarë si dhe është shkatërruar një statujë e Shën Marisë, gjatë një sulmi në një kishë në Burkina Faso. Sulmuesi ende nuk është identifikuar.

Ky është sulmi i tretë ndaj katolikëve në dy javët e fundit.

Incidentet e fundit kërcënojnë raportet tradicionalisht të mira mes shumicës myslimane dhe komunitetit katolik në Burkina Faso.

Një përfaqësues i kishës katolike, Paul Ouedraogo, tha se të gjitha ngjarjet e fundit tregojnë se rajoni i Afrikës Perendimore është i trazuar.

Militantët e lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe Al Kaidën kanë rritur prezencën në këtë rajon.

Më 29 prill persona të armatosur hapën zjarr në një kishë në veri të Burkina Fasos duke vrarë gjashtë njerëz.

Të hënën, Federata e Asosacioneve Islamike në Burkina Faso dënoi sulmet dhe iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që pavarësisht bindjeve etnike apo fetare, të bashkohen kundër terrorizmit .

Loading...