Një grup i serbëve kanë protestuar para Qendrës së Kulturës në Graçanicë kundër themelimit të Aleancës për Kosovën.

Me pankarta “Ne jetojmë këtu”, dhe mesazhe të tjera, të tubuarit thanë se ndodhen atje për ta përkrahur presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe për të kundërshtuar ardhjen e Dragan Gjilas, e cila paralajmërua për sot.

Për një moment, para protestueve u shfaq edhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Rada Trajkoviq, e cila është anëtare e Aleancës për Kosovën.Trakjoviq u prit me brohorima dhe fishkëllima, raporton TvKim.

Ajo shkurtimisht iu drejtua protestuesve me fjalët “Turp për çka jeni mbledhur këtu”.

Aleanca për Kosovën po formohet bazuar në bazë të reputacionit të Aleancës për Serbinë, të udhëhequr nga opozitarët serbë: Dragan Gjilas, Boshko Obradoviq dhe Vuk Jeremiq.

Loading...