Sefer Selimi, aktivist i shoqërisë civile, në emisionin “Programi 200” tha se në vendin tonë kemi të bëjmë me një “mentalitet fedualist” se si veprojnë partitë që janë në pushtet. Ai argumentoi me raste konkrete se si ministrat që drejtojnë ministritë, përzgjedhin stafin, administratën dhe punonjësit e tyre në bazë të prejardhjes së qytetit nga ata vet vijnë dhe jo në bazë të kritereve që aplikohen në një shtet normal.

“Ne kemi një mentalitet fedualist të operimit të partive politike. Ministri i vendosur prej një qyteti kryesisht punëson brenda kabinetit të tij njerëz që vijnë nga ai qytet me direktiva të shefit të tij të atij qyteti dhe kjo reflektohet në të gjithës sistemin vendimmarrës dhe në sistemin operues brenda atij kabineti. Psh. nëse një ministri udhëhiqet nga një ministër i Kërçovës, pjesa më e madhe e të punësuarave vijnë nga ai qytet” tha Selimi,

Loading...