Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, ka thënë se publikimi i fotografisë që pretendohej se po dhunohej një grua kosovare nga ushtarët serbë, ka mbytur zërin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se sa herë që shoqëria kosovare është afër majës, sikur dikush e rrokullisë dhe e kthen atë nga e para, duke shkatërruar gjithçka të ndërtuar.

Reagimi i plotë i Rushitit në Facebook:

Miti i Sizifit, duket sikur na percjell ne cdo hap te jetes, qofte si individ apo shoqeri. Sa here qe jemi afer majes, sikur dikush na rrokullis dhe na kthen nga e para, duke shkaterrua gjithcka te ndertuar.

Ajo qe ngjau sot, me publikimin e asaj fotografie, dukej sikur keta mediokerdonin te na tregonin se si mund te dukej nje akt i perdhunimet seksual. Ne fakt mediokriteti beri vetem nje gje: mbyti Zerin e viktimave – te mbijetuar te dhunes seksuale, pikerisht ne kohen kur te mbijetuarit kane nevoje si kurre me pare qe te Behemi Zeri i tyre.

#Behuzëriityre

#BOLLMO

Loading...