Deputetja Rudina Hajdari ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë e shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Përmes një postimi në facebook, deputetja Rudina Hajdari shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Postimi

Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor.

Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë.

Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjithashtu gjatë vizitës u takova dhe me të rinjtë Shqiptarë që janë modele pozitive. Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës.

Loading...