Nivel i rritur në krahasim me mesataren për muajin maj është regjistruar tek lumenjtë Vardar në Jegunoc dhe Demir Kapi, Lepenc në Shkup, Pçinja në Banjën e Katllanovës, Babuna në Bogomilë, Bregallnicë në Shtip, Strumicë në Novosellë, Cërna reka në Novaci dhe në R.B. Most, treguan matjet e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Niveli i Liqenit të Dojranit është rritur në minimum, ndërsa nivelet e Liqenit të Ohrit dhe të Prespës dhe janë në kuadër të mesatares.

Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, mot të vranët me shi do të ketë edhe nesër. Gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe më i nxehtë, ndërsa nga e hëna përsëri paralajmërohen reshje.

Loading...
Global