Klubi që Ronaldo e ka marrë në drejtim, Real Valladolidi, e ka arritur qëllimin këtë sezon – të mbijetojë në La Liga. Pas kësaj arritjeje, braziliani e bëri një intervistë ku i rrëfeu disa nga momentet kryesore në karrierën dhe jetën e tij.

Pas finales së Kupës së Botës në vitin 1998, Ronaldo i pësoi disa lëndime që rrezikuan karrierën. Një mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia rekomandoi atij një operacion që i jepte fund karrierës së tij si futbollist profesionist.

Ronaldo e injoroi diagnozën dhe u kthye papritmas për Kupën e Botës së vitit 2002, në të cilën u bë golashënuesi më i mirë. Në fitoren 2:0 kundër Gjermanisë në finale, Ronaldo i shënoi të dyja golat.

Para ndeshjes, Ronaldo e pranon se ishte frikësuar nga ngjarjet e para katër vjetëve: “Në finalen në Yokohama, ndeshja ishte në orën tetë të natës, në të njëjtën kohë si në Paris. Pas drekës, të gjithë shkuan të flenë dhe unë mendova: “Dreqin, s’dua të fle”, tregon braziliani.

“Po kërkoja ndonjë person me të cilin mund të bisedoja dhe e gjeja portierin Dida, që ishte shumë i përgjumshëm. I thash: “Jo, të lutëm qëndro me mua”… Nuk e bëra asnjë minutë gjumë atë ditë, frikësohesha se diçka do të më ndodhte përsëri. Dida qëndroi me mua gjatë gjithë kohës”

Ronaldo ka shtuar shumë peshë që kur është pensionuar. Kjo i ka sjellë disa krahasime jo edhe aq të këndshme për të. Ish-trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Fergusoni, kishte thënë: “Nëse e krahasoj Cristiano me atë të trashin e të vjetrin, Cristiano është më i mirë”.

Por, mënyra e tij e ushqimit nuk është arsyeja e vetme pse Ronaldo ka shtuar shumë peshë. Braziliani vuan nga një sëmundje që ia ngadalëson atij shumë metabolizmin. Ronaldo merr ilaçe për t’u përballur me këtë sëmundje.

“Unë shumë aktivistë për shumë gjëra. Nëse je me ngjyrë, nëse je pjesë e komunitetit LGBT… por kur njerëzit e quajnë Ronaldon të trashë? Unë kurrë nuk e kam dëgjuar askënd duke më mbrojtur, nuk më intereson”, thotë Ronaldo.
Ronaldo insiston se është rritur. Ai i tregon me krenari fotografitë e tre prej katër fëmijëve të tij. A dëshiron më shumë? Ronaldo i bën disa gërshërë imagjinarë me gishtërinjtë e tij. Ai e ka bërë operacionin e sterilizimit. Mirëpo, e dashura e Ronaldos e dëshiron një fëmijë, kështu që ai mund të ndryshojë mendje.

Të kthehet prapa në kohë dhe ta zhbëjë operacionin? Nuk nevojitet një gjë kaq drastike. Ronaldo ka mundësi të ketë më shumë fëmijë për shkak se ai ka ngrirë pak spermë të tij. “Kam pak në akull, kam mjaftueshëm sa ta bëjë një ekip të futbollit”.

Loading...