Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, bën thirrje për më shumë përfshirje të BE në rajonin e Ballkanit.

Duke komentuar protestat e opozitës në Shqipëri, Roth deklaron në një intervistë për “Spiegel” se dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme.

Kreu i diplomacisë gjermane thotë se opozita shqiptare me politikën e saj penguese po rrezikon arritjet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

I pyetur nëse fokusimi i BE te zgjedhjet evropiane do të spostojë vëmendjen nga procesi i zgjerimit, Roth thotë se Këshilli Evropian duhet të vendosë në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kushtet janë përmbushur.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe në raport me heqjen e vizave për Kosovën.

“Kosova i ka përmbushur kushtet e BE dhe BE nuk duhet të lërë vakum në Ballkanin Perëndimor- tha ai. 

Loading...