Një mashkull i është shmangur takimeve për një kohë të gjatë sepse ishte i vetëdijshëm për pamjen e keqe të gjoksit të tij.

Pas 17 vitesh ai arriti të operojë gjoksin dhe problemin që pati me të. 30 vjeçari, Alex Moore ishte 13 vjeçar kur filloi të zhvillojë ‘Gynecomastia’ një gjendje në të cilën meshkujve u zhvillohet indi i gjirit për shkak të një çekuilibri hormonesh.

Alex ka kaluar pothuajse dy dekada duke fshehur këtë problem me veshje në madhësi shumë më të madhe dhe në shumë raste duke lënë xhaketa të hapura.

Ai madje nuk pranoi të dilte në takim pasi nuk ndihej shumë i sigurt në vete. Pas pothuajse dy dekadave të kësaj gjendje, Alex iu nënshtrua një operimi për zvogëlim të gjirit më 23 prill, pasi kjo gjë ndikonte shumë në lumturinë e tij.

Loading...