Ndërsa shumica prej nesh këto ditë po kërkojnë profesionistë për të filmuar martesën tonë në një mënyrë të lezetshme dhe të pastër, Addie dhe Marshall Burnette vendosën të ‘punësojnë’ qenin e tyre për këtë gjë!

Ata vendosën një aparat fotografik GoPro në kokën e kafshës dhe e lanë atë të vepronte lirshëm gjatë ceremonisë që u mbajt në një mal në Roan, Tennessee.

“Ishte ftohtë dhe magjike”, shkruan Marshall në Youtube. “Qeni ynë, Ryder, u ‘impenjua’ në xhirimin e videove të dasmës, kështu që e lamë të bënte çfarë dëshironte. Na u desh shumë pak për editimi e fotove por ne mendojmë se qeni ynë bëri një punë të mrekullueshme”, thonë ata.

Image

Loading...