Për PSG-në, Mbappe do të vazhdojë të qëndrojë në Francë. Ata kanë reaguar me një komunikatë pas lajmeve për largimin e mundshëm të 20-vjeçarit nga “Parc des Princes”.

“Kam mësuar shumë, është koha të marr më shumë përgjegjësi. Nëse ndodh te PSG, do jem i lumtur, në të kundërtën do të kërkoj një sfidë të re, te një klub me projekt”, këto fjalë të Kylian Mbappe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për përfundimin e sezonit, ndezi lajmet e të gjitha mediave në Evropë.
Një sinjal i fortë nga sulmuesi francez, që konfirmoi se mund të largohet nga Paris Saint-Germain dhe ndezi aludimet e para se ku mund të shkojë 20-vjeçari.

Real Madridi është klubi që e kërkon tash e një kohë francezin.

Por, ende pa kaluar 24 orë, ka reaguar klubi me një postim në “Twitter”.

“PSG dhe Kylian Mbappe kanë pasur një lidhje të fortë në këto dy vite e gjysmë dhe historia do vijojë edhe sezonin e ardhshëm”, thuhet në një fragment të deklaratës së klubit parisian, që po përpiqet të shuajë të gjithë zërat që u përhapën në media gjatë ditës së hënë.

Loading...