Zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot para studentëve të Fakultetit juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë do ta promovojë konkursin e Sekretariatit për Çështje Evropiane “Me njohuri evropiane drejt kryeqytetit evropian”.

Siç informojnë nga SÇE, zëvendëskryeministri Osmani para studentëve do të flasë shkurtë për gjendjen aktuale në procesin eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane do ta prezantojnë gjendjen në procesin e integrimit evropian,  si dhe gjendjen me shfrytëzimin e fondeve IPA.

Me këtë vizitë, zëvendëskryeministri Osmani e rrumbullakëson ciklin e vizitave në universitete dhe në periudhën në vijim studentët do të kenë mundësi t’i përpunojnë esetë me të cilat do të garojnë. Dymbëdhjetë esetë më të mira, më saktë nga dy nga secili universitet, do të kenë mundësi ta vizitojnë kryeqytetin evropian-Brukselin, përmes vizitës treditore studimore, ku do të kenë mundësi t’i vizitojnë institucionet kyçe të BE-së dhe të njihen me mënyrën e punës së tyre.

Loading...