Princi Eduard, konti nga Veseksi, i cili që dje është duke qëndruar për vizitë zyrtare në vend, sot do të ketë takim me presidentin Stevo Pendarovski.

Princi britanik do të marrë pjesë në Filarmoninë kombëtare në ngjarjen që duhet t’i tregojë lidhjet midis Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut në arsim, mjedis jetësor dhe në art.

Është paraparë ai gjatë qëndrimit në Shkup të ketë takim me bursistët Çivning të Qeverisë britanike si edhe me liderë dhe edukatorë të rinj dhe të vizitojë një kopsht ku do t’i prezentohet programi për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të zbatuar nga UNICEF me mbështetjen e Britanisë së Madhe.

Kjo është vizita e dytë e princit Eduard në vendin tonë. Ai në vitin 2006 i hapi hapësirat e reja të Ambasadës britanike

Loading...