Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërkuar fonde shtesë në vlerë 1.6 miliardë dollarë për të rikthyer amerikanët në sipërfaqen e Hënës deri në vitin 2024.

Kërkesën për rritje të fondeve drejtuar Kongresit, presidentit amerikan e bëri të ditur përmes një postimi në Twitter.

“Nën administratën time po rikthejmë madhështinë e NASA-s. Do të kthehemi në Hënë dhe pastaj në Mars”, ka shkruar Trump.

Kërkesa për fonde shtesë bëhet dy muaj pasi nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence deklaroi objektivat për të shkurtuar periudhën e planifikuar më parë të dërgimit të astronautëve në Hënë.

Agjencia e Hapësirës së SHBA-së (NASA) kishte planifikuar më parë të dërgonte në Hënë anije hapësinore me ekuipazh në vitin 2028, përcjell rel.

Austronautët amerikanë kishin shkelur në sipërfaqen e Hënës për herë të parë në vitin 1972.

Loading...