Stacioni policorë për siguri në trafikun rrugor Tetovë, për shkak të intenzitetit të lartë të komunikacionit të paraqitur gjatë këtyre ditëve, përsëri apelon, gjegjësishtë i njofton vozitësit, që çdo herë dhe në çdo vend të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, dhe të mos e sjellin në pikpyetje sigurinë e tyre personale dhe të pjesmarësve tjerë në trafik. Krahas kësaj, gjithashtu këshillohen që para udhëkryqeve të zvoglojnë shpejtësinë, dhe të ofrojnë përparësi kalimi, dhe në raste kur udhëkryqi nuk është i regulluar me shenja trafiku, të respektojnë maksimalishtë ,,regullin e djathtë,,.
Vozitësve ju rrikujtohen detyrimet ligjore, gjegjësishtë për shfrytëzimin e rrypit të sigurimit nëpër vetura, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për sigurinë e tyre dhe të bashkëudhëtarëve në veturë.
Nga Stacioni për siguri në trafikun rrugorë i Tetovës, drejtojnë apel direkt deri tek prindërit dhe familjarët, të mos lejojnë që veturat e tyre ti drejtojnë fëmijët apo familjarë të tyretë cilët nuk e kanë kaluar provimin për patent shoferi dhe nuk posedojnë patentë valide për shofer, për arsye se edhe ata do të përballen me sanksionet e parapara ligjore, fletëpagesë për kundërvajtje me vlerë prej 300 euro në kundërvlerë të denarit.
Stacioni policorë për siguri në trafikun rrugorë, në periudhën e ardhëshme do ti përforcoj aktivitetet kontrolluese dhe veçanërishtë me fillimin e muajve të verës, kur pritet edhe më tepër të ritet dinamika e përgjithshme e trafikut në rajonin e Pollogut.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();