Një person është plagosur në rrugën Prishtinë – Pejë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se një person është i plagosur në rrugën Prishtinë -Pejë, saktësisht në një pompë derivatesh.Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të viktimës, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor kanë identifikuar personat e dyshuar, dhe janë në kërkim të tyre”, ka thënë ajo./Telegrafi/

Loading...
Global