Përpjekja e pasuksesshme e një gjarpri për të shpëtuar nga goja e një krokodili është dokumentuar në foto.

Jesse dhe Linda Waring po ecnin rreth rezervuarit në Florida kur panë skenën dhe menjëherë e fotografuan.

“Gjarpri po mundohej me gjithë forcën e tij për të shpëtuar nga nofullat e krokodilit,”-tha Linda.

Megjithatë zvarraniku nuk arriti të shpëtonte. Pas një beteje për rreth 10 minuta, krokodili fitoi.

“Në fund krokodili fitoi betejën. Ishte një luftë e vështirë,”-shtoi ajo.

Loading...