Bisedimet e komisionit maqedonas-grek për markat tregtare udhëhiqen në kuadër të Marrëveshje së Prespës dhe në bazë pariteti, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

“Në Marrëveshjen e Prespës është determinuar qartë korniza në të cilën negociojnë të dy komisionet për markat tregtare. Ajo që është shumë me rëndësi është se punohet në bazë pariteti dhe në frymën e fqinjësisë së mirë dhe miqësisë. Që domethënë se harmonizohemi në mënyrë miqësore dhe të fqinjësisë së mirë edhe atë në bazë pariteti, kjo nënkupton se ajo për çka janë marrë vesh do të vlejë edhe për njërën edhe palën tjetër. Puna e këtij komisioni do të zgjasë, nuk do të përfundojë menjëherë, do të ketë më shumë sesione, megjithatë gjithmonë  do të ketë hap të madh se do ta informojmë opinionin në hollësi se për çka janë marrë vesh dhe si”, thotë Boshnjakovski në pyetjen e gazetarëve dhe se si është pozita jonë në këtë komision i cili sot po mban  mbledhje në Selanik.

Konkretisht në rastin me verën, ai përkujtoi se tashmë janë marrë vesh se kur thuhet vera maqedonase kjo ka të bëjë për të gjitha verërat e prodhuara në rajonin e Maqedonisë, gjegjësisht rajonin gjeografik të Maqedonisë i cili përfshin më shumë vende.

Flower

Komisioni për markat tregtare dhe emrat tregtarë sot në Selanik e mban takimin e parë në të cilin marrin pjesë edhe biznesmenë nga të dyja vendet.

Loading...