kretari amerikan i Mbrojtjes, Patrik Shejnahan ka deklaruar se disa masa të marra nga Shtetet e Bashkuara kanë parandaluar sulme potenciale të Iranit ndaj interesave amerikane. Shejnahan u tha gazetarëve në një konferencë të mbajtur në Pentagon se, hapat e Shteteve të Bashkuara kishin qenë të kujdesshëm dhe efikasë për të zmbrapsur sulmet iraniane. “Jemi në një periudhë kur kërcënimi mbetet i lartë dhe është detyra jonë të sigurohemi që iranianët të mos e kalojnë cakun”, ka thënë Shejnahan. Tensionet mes palëve u rritën në ditët e fundit kur presidenti Donald Trump tha se një luftë e mundshme do të shënonte fundin e Republikës Islamike. Ndërsa Teherani zyrtar u përgjigj duke thënë se në vend të gjuhës së kërcënimeve Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin atë të respektit./ABC News

Loading...