Presidenti Stevo Pendarovski sot realizoi takim me shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Clemens Koja.

Në takim, siç thonë nga kabineti i presidentit, i shkëmbyen mendime për gjendjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe rolin e OSBE-së dhe mbështetjen që i jep shtetit. Presidenti Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson shumë mbështetjen që organizata e jep për reformat në fusha të ndryshme, në kontest të integrimeve evropiane të vendit.

“Pendarovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut tërësish është e përqendruar në agjendën e reformave dhe pret bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në në realizimin e aktiviteteve në më shumë fusha në interes të përparimit të vendit”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Pendarovskit.

Pendarovski gjatë takimit theksoi edhe përfitimet e misionit të OSBE-ODHIR gjatë proceseve zgjedhore në të kaluarën, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ambasadori Koja e përgëzoi Pendarovskin për marrjen e detyrës së re dhe theksuan gatishmërinë e mëtejshme të OSBE-së për bashkëpunim me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Loading...