Pas më shumë se një muaji jashtë fushës së blertë, kapiteni i Real Madridit është kthyer në skuadrën e Zinedine Zidane dhe ka mundësi që të luajë në ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

Real Madridi do t’ia japë lamtumirën këtij sezoni zhgënjyes të shtunën, kur do ta presë Real Betisin në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në një ndeshje ku as tri pikët e lojës nuk do të kenë shumë rëndësi, transmeton Gazeta Express.

Në një nivel personal, Karim Benzema do të tentojë ta bëjë këtë sezon më të mirin në karrierë, sa i përket numrit të golave të shënuara. Atij i duhen vetëm edhe dy gola për ta rekordin e prej 32 golave, mirëpo trajneri Zidane është më i gëzuar që Sergio Ramosi i është kthyer në skuadër.

Qendërmbrojtësi do të duhet të fillojë të punojë sërish me grupin ose të mërkurën, ose të enjten, pasi kishte filluar ta prekë topin të shtunën e kaluar.

Ramosi mbeti jashtë skuadrës për ndeshjen e xhiros së kaluar, kundër Real Sociedadit. Mirëpo, nëse ndeshja do të kishte pasur sadopak rëndësi, Zidane do të kishte pasur mundësi ta shpejtojë rikuperimin e spanjollit dhe ta fusë atë në skuadër.

Kapiteni i Real Madridit nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 3 prilli, kur ‘Los Blancos” dështuan kundër Valencias në “Mestalla”. Zidane e pushoi atë në ndeshjen e radhës, kundër Eibarit, dhe pastaj ai ka mbetur i lënduar që nga 12 prilli.

Tani, më shumë se një muaj më vonë, ai do të kthehet për ndeshjet e fundit të sezonit.

Loading...