Një grua mund të dëgjohet duke bërtitur ‘Unë jam shtatzënë’ para se të qëllohej nga policia.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë grindjen midis gruas – që thuhet se ka qenë e paarmatosur – dhe policisë në Baytown, Teksas, video e cila është duke u shpërndarë gjerësisht në internet.

Gruaja nuk është identifikuar në këtë fazë, por një hetim mbi të shtënat është duke u zhvilluar, sipas raporteve në SHBA.

Në video, siç thuhet tutje, gruaja mund të dëgjohet duke thënë se ajo është shtatzënë, pak para se të qëllohej me armë.

Ndërkohë Departamenti i Policisë në Baytown ka lëshuar disa detaje rreth incidentit, por nuk kanë konfirmuar nëse gruaja ishte në të vërtetë shtatzënë.

Gjithsesi, sipas KHOU-TV, gruaja u qëllua dhe u vra nga oficeri.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...