Në pjesën më të madhe të hemisferës së Veriut, tani po bëhet gjithnjë e më e ftohtë dhe më e errët, ndërsa dimri po futet.

Por pak vende e kanë atë (dimrin) aq të keq sa Norilsk, Rusi, ku banorët nuk do të shohin agim deri në mes të janarit. Më keq akoma, është ndoshta qyteti më i ftohtë në botë.

Një nga dy qytete siberiane ku gjatë dimrit, ky qytet i më shumë se 175,000 njerëzve mund të shohë një të ftohtë brutale me temperatura që arrijnë deri në -61°C.

Në përgjithësi, Norilsk krenohet me një temperaturë mesatare prej vetëm -25°C.

Norilsk “është e mbuluar me dëborë për rreth 270 ditë në vit”, shkruan Vincze Miklós për IO9″, dhe banorët duhet të merren me stuhi dëbore një ditë nga çdo tre.

Është gjithashtu tepër i izoluar. Nga të gjitha qytetet në botë me popullsi prej 100,000 banorësh ose më shumë, Norilsk është më i largëti në veri të vendit.

Qyteti, i vendosur 1800 kilometra nga Moska, është 320 km në veri të Rrethit Arktik dhe mund të arrihet vetëm me avion ose anije.

Rrethuar me mijëra kilometra të shkretëtirës së paprekur të borës, Norilsk është aq i prerë nga pjesa tjetër e botës.

Pavarësisht nga të gjitha, Norilsk është një vend relativisht i zhurmshëm. Qyteti ka transport publik, bare, kafene, kisha, galeri arti, një teatër i madh dhe shumë pajisje moderne. Por si në shumë vende të tjera edhe këtu njerëzit e rinj në moshë vazhdojnë të lëvizin. Arsyeja? Paratë.

Loading...