Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) për Evropë, Pol Makarti dhe Drejtorin e Qendrës për Ndikim Global pranë IRI-it, Antonio Garastazu.

Në takim u hapën temat lidhur me mundësit për bashkëpunim mes Sekreatariatit për Çështje Evropiane dhe IRI-t, në kuadër të iniciativave dhe portfolios së aktiviteteve të institutit siç janë : qeverisja me qyetatarët, lufta kundër korrupsionit, forcimin e legjislacionit, demokracioni digjital, mediume të pavarura dhe qasje deri tek informacionet, pyetje lidhur me migracionin; fuqizimin e të rinjëve, hulumtimin e aplikuar dhe të tjera.

‘’Instituti republikan ka asistencë shumëvjeçare në vend, me ndikim jashtzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin politik dhe shoqëror, si dhe autoritet të lartë mes përfaqësuesve politik nga të gjitha origjinat dhe opinion gjithpërfshirës’’, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani, duke shprehur mirënjohje deri tek zotri Makarti për mbështetjen e vazhdueshme të cilën instituti siguron për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ambiciet e saja euro-atlantike.

‘’Si vend kemi progres të madh në ndërtimin e kohezionit stabil në shoqëri,përparim në sigurinë stabile të planit ndëretnik, si dhe në përgjithësi, në ndërtimin e pjekurisë politike që rezultoi me progres të rëndësishëm demokratik’’,theksoi Osmani, duke shprehur mirënjohje edhe deri tek gjithë përfaqsuesit e IRI-t, për kontributin e tyre në këtë sukses.

Loading...